“Specialist Fiskal”

Program Aftësimi Profesional mundësuar nga Robi Consult Management

01.

Ç’farë është Specialisti Fiskal?

Specialisti Fiskal në kuptimin figurativ është ura lidhëse për njohurit tuaja të fituara nga studimet në fushën e biznesit, ekonomisë, financës, kontabilitetit që do të përshtaten për të qënë funksionale me kërkesat e tregut të punës për ekonomist, financier apo për të vetëpunësuarit në sektorin privat, që nuk do të donin të shpenzonin për kryerjen e deklarimeve elektronike. Kualifikimi intensiv për një kohë të shkurtër, por absolutisht të mundshme për të kryer detyrën e financierit apo ekonomistit në cdo njësi tregtare apo shërbimi. Ne do të mundësojmë konkretisht aplikimin e deklarimeve elektronike në sistemin tatimor. Do të demonstrohet njohja me të gjitha dokumentat tatimore, përdorimin e programit të Financa 5.0 në mbajtjen e kontabilitetit për shoqëritë tregtare. Referuar në eksperiencën praktike të ushtrimit të profesionit të financierit. do t’ju prezantohet të gjitha llogaritë dhe institucionet që preken nga një regjistrim i ri që mund të jetë një produkt, mall, profesion, punëmarrës etj.

02.

Kush mund të aplikojë për specialist fiskal?

  • Niveli “FILLESTAR” _ Në këtë nivel mund të aplikojë ç’do qytetar shqiptar apo i huaj që ka interes për të mësuar në praktik mënyrën e kryerjes së deklarimeve elektronike në sistemin tatimor. Kërkesa minimale për këtë kategori aplikantësh është të ketë diplomën e arsimit të mesëm. Në nivelin fillestare do të mund të aplikojnë dhe të huajt që komunikojn Anglisht pasi kursi do të mundësohet dhe në Anglisht.
  • Niveli “SPECIALIST” _ Në këtë nivel mund të aplikojë ç’do qytetar që ka diplomën e arsimit të lartë dhe ka për qëllim punësimin, pasi teknika e mësimdhënies do të jetë më e avancuar në terma ekonomik, fiskal, kontabilitet, programi i Financa 5.0 për njesitë tregtare, shërbimit, OJQ, OJF, entet publike dhe legjislacioni tatimor. Praktikimi i deklarimit elektronik do të jetë profesional. Do të tregohet në detaje plotësimi i deklaratave të cilat do të vijnë si rezultat i një dokumentacioni të akumuluar si për shembull: Deklarata e tatim fitimit që plotesohet mbas hartimit dhe miratimit të pasqyrave financiare. Deklarat e rimbursimit të TVSH-së që vjen nga akumulimi i gjëndjes kreditore nga regjistrimi dhe deklarimi i faturave të blerjes etj.
03.

Cilat jan referencat e programit të specialistit fiscal?

Referencat e programit të specialistit fiskal janë:

  1. Legjislacioni tatimore www.tatime.gov.al.
  2. Kontabiliteti financiar sipas standarteve të SKK dhe SNK.
  3. Njohjen me përdorimin e programit Finaca 5.0, (e licensuar).
  4. Kodi punës ligji nr. 7961, datë 12/07/1995 i ndryshuar.
04.

Sa kohë duhet për të marrë titullin specialistit fiskal?

Programi “SPECIALISTIT FISKAL” do të aplikohen 16 (gjashtëmbëdhjetë) seanca ku secila seancë do të zgjasë 60 minuta. Frekuentimi do të jetë 3 (tre) herë në javë, një ditë mësim, një ditë pushim. Në varësi të kërkesave do të mundësohet dhe në fundjavë.

05.

Për ç’farë më shërben profesioni i specialistit fiskal?

Me marjen e çertifikatës së “ Specialistit Fiskal ” ju do të jeni të aftë të kryeni të gjitha detyrat e financierit në një subject me aktivitet tregëtar apo shërbimi pasi zhvillimi I këtij kursi bëhet duke aplikuar direct në sistemin e tatimeve dhe dokumentat e demostruara do të jenë dokumenta original të subjekteve. Në këtë mënyrë ne ju mundësojmë ju të hyni në tregun e punës brenda një kohe shumë të shkurtër. “ Specialisti Fiskal ” do të jetë eksperienc pune në karierën tuaj profesionale. Që në praktik për të fituar këtë eksperiencë në mënyr individuale do të duheshin vite pasi kjo eksperiencë do të jetë e rastësishme dhe e pastrukturuar. Konsolidoni profesionin tuaj me titullin “ Specialistit Fiscal ”.

06.

A është e ligjëshme certifikata e “Specialistit Fiskal?

Titulli “Specialisti Fiskal” është e licensuar nga Ministria e Mirqënies Sociale dhe Rinisë. Subjekti trainees “RCM” (Robi Consult Management) është I paisur me licence nr. 5000. Në fund të kursit secili pjesëmarës do të testohet në lidhje me përvetësimin e programit dhe do të pajiset me “ Çertifikatë “.

07.

Po mbas përfundimit të kursit a do mund të konsultohem?

“RCM” (Robi Consult Management) përveç detyrimit ligjor për regjistrimin e pjesmarësve në regjistrin e amzës i cili monitorohet nga Inspektoriati i Shërbimit Kombëtarë të Punësimit do të ketë një data bazë për të gjithë “Specialist Fiskal”dhe do të komunikojë nëpërmjet postës elektronikepër të gjitha të rejat dhe ndryshimet në legjislacion, teknologji etj.

08.

A ndërmjetëson RCM (Robi Consult Management) për punësimin e Specialistit Fiskal?

“RCM” (Robi Consult Management) është e licensuar për ndërmjetësi në tregun e punës. Të gjithë pjesëmarësit që janë licensuar me certifikatën “Specialist Fiskal”do të njoftohen për ofertat e punës nëpërmjet postës elektronik. “RCM” (Robi Consult Management) është shumë e interesuar për suksesin tuaj profesional pasi automatikisht do të jetë dhe sukses i joni.

Na kontaktoni për të bërë pyetjen tuaj personale.

Motoja e Specialist Fiskal është  “Krijimin e vazhdimësisë në karrierën tuaj profesionale”.

Address: Rruga “Gjin Bue Shpata”. Nd.11. H.2. Ap.1.  1019 Tirane
Phone: +355683095370
E-mail: info@rcm.com.al